Aknet tek të rriturit. Çfarë i shkakton dhe si trajtohen?

Aknet (puçrrat) prekin rreth 70-80% të adoleshentëve, por shpesh shfaqen edhe te të rriturit. Përse shfaqen dhe si të shpëtojmë prej tyre?

Aknet zakonisht shkaktohen prej faktorëve gjenetik, çrregullimet hormonale dhe përdorimi i produkteve kozmetike jo të duhura. Gjithashtu shfaqja e akneve lidhet edhe me stresin kronik, dietën e pashëndetshme dhe duhanpirjen.

Aknet e të rriturve ndryshojnë nga aknet e adoleshentëve. Tek të rriturit lëkura është më e thatë, e ashpër dhe me shumë mundësi mund të ketë shfaqur shenja të moshës. Sidoqoftë shkaku mbetet i njejtë, bllokimi i poreve për shkak të prodhimit të tëpërt të sebumit (yndyrës) nga gjëndrat yndyrore.

Vitet e fundit është rritur rasti i grave që kanë akne dhe zakonisht janë të brëndshme, zgjasin për disa kohë dhe shpesh shfaqin dhimbje.

A e dinit se?

Shumica e gjendrave yndyrore ndodhen në fytyrë, kraharor dhe shpinë, dhe kjo është arsyeja se pse aknet shfaqen më shpesh në këto zona.

Cfarë nuk duhet të bëni:

• Të fërkoni fytyrën shumë fort gjatë larjes
• Të ngacmoni pucrat
• Të prekni ose të lani fytyrën me duar të papastra
• Të përdorni produkte kozmetikë të yndyrshme
• Të përdorni pastrues të ashpër për pastrim, pasi këto lloj pastruesish i thajnë dhe shkatërrojnë indet e lëkurës duke dobësuar kështu mbrojtjen e saj.

Ajo çfarë duhet të bëni për të parandaluar aknet është të ndiqni një dietë të shëndetshme ushqimore, të kujdeseni për higjenën tuaj por më kryesore është vizita tek një dermatolog. Ky i fundit do ju rekomandoje kurën e nevojshme për të luftuar aknet.

Share Button