Akademiku Alfred Uçi nderohet me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nderoi me dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, akademikun Alfred Uci, për kontributin e madh në kulturën shqiptare, e veçanërisht në historinë e mendimit estetik dhe mendimit filozofik shqiptar.

Në një ceremoni festive, në të cilën merrnin pjesë profesorë, personalitete të kulturës dhe të shkencës, miq e familjarë të profesor Uçit, presidenti i Republikës, Bujar Nishani, vlerësoi kontributin e profesor Alfred Uçit dhe punën e palodhur të tij në shërbim të kulturës dhe shkencës në Shqipëri.

Nga ana e tij, akademiku Alfred Uçi, falënderoi presidentin për çmimin e akorduar, duke theksuar faktin se do të përpiqet ta justifikojë edhe në vijim me studime të tjera këtë nderim të madh që i bëhet veprimtarisë së tij shkencore.

Share Button