Agjensia Ndërkombëtare Islame e Lajmeve – IINA ndryshon emrin

UNA, ndryshe Agjensia e Lajmeve të Vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islam, është emri i ri i IINA-s. Ky ndryshim u vendos në sesionin e V-të e asamblesë së përgjithshme të OBI, mbajtur sot në rezidencën kryesore të Organizatës së Bashkëpunimit Islam.

Ky sesion u drejtua nga ministri saudit i kulturës dhe komunikimit masiv, njëkohësisht kryetar i komitetit ekzekutiv të agjensisë, Avad bin Salih Al-Avad. Të pranishëm në këtë sesion ishin edhe sekretari i përgjithshëm i OBI Jusuf bin Ahmed Al-Uthejmin, kryetari i agjensisë telegrafike të Arabisë Saudite Abdullah bin Fehd Al-Husejn. Ndryshimi I IINA-s nuk ështē thjeshtë një ndryshim emri por një shndërrim i kësaj agjensie në një union telegrafik, departamentet e të cilit do jenë agjensitë shtetërore të lajmeve të vendeve anëtare të OBI.

Gjatë këtij sesioni u përcaktuan përgjegjësitë dhe masat e duhura qē do e realizojnë një shndërrim të tillë të IINA-s, e cila si union do funksionojë si ombrellë nën të cilën varen të gjitha agjensitë e lajmeve të vendeve anëtare. Njëkohësisht do shërbejë si qendër trajnimesh mediatike ku do te aplikohen programe që synojnë ngritjen e nivelit të etikës gazetareske, luftimin e retorikës ekstremiste, raciste dhe islamofobinë, por do punojë edhe në promovimin e çështjeve madhore arabe e islame si Palestina e pushtuar dhe Jeruzalemi.

Share Button