Agjencia Gjermane e Transportit refuzon kërkesën e Volksvagen

Volksvagen është urdhëruar nga Agjensia Gjermane e Transportit që të tërheq mbrapsht 2.4 milionë automjete.

Bëhet me dije se sipas vendimit, kompanisë i është refuzuar kërkesa ku propozohej që makinat të silleshin në vendet ku do të kryehej rregullimi, në mënyrë vullnetare nga përdoruesit.

Priten detaje të reja mbi këtë çështje të cilat do të sqarohen nga Ministri i Transporteve, Alexander Dobrint.

Shefi Ekzekutiv i Volksvagen, Mathias Muller, më herët deklaroi se procesi i kthimit të automjeteve do të fillojë në Janar dhe mendohet të përfundojë brenda vitit të ardhshëm.

2.4 milionë makina do të tërhiqen pas vetëm në Gjermani, por Volksvagen ka deklaruar se në botë ka aktualisht 11 milionë automjete që përmbajnë programin që manipulon testet e emetimit të gazeve.

 

Share Button