Agjencia Evropiane e Mjedisit: Shqipëria me ujë të ndotur, nuk bën për pushime

Agjencia Evropiane e Mjedisit ka thënë se pushuesit nëpër tërë kontinentin evropian mund të përdorin lahen pa ndonjë shqetësim për infektim nga uji i ndotur, por është vetëm një vend në tërë Evropën, që kjo Agjenci nuk u rekomandon të shkojnë për pushime, pasi nuk garanton për cilësi të ujit.

Në një raport të bërë nga kjo Agjenci, Shqipëria është në fund të listës për nga cilësia e ujit në bregdetin shqiptar. Madje kritikohet edhe uji që përdoret në banjat dhe tualetet e hoteleve dhe shtëpive private, duke u cilësuar si i rrezikshëm.
Vetëm Rumania e ka cilësinë më të dobët sesa Shqipëria në gjithë Evropën, thuhet në këtë raport.

Agjencia ka matur cilësinë e ujit në 18 vende turistike dhe bregdetare në Shqipëri dhe sipas raportit, “uji që në bregdetet publike është nën secilin kriter të cilësisë së ujit”.
“Në Shqipëri nuk ka kushte elementare të ujit për t’u larë në det, por edhe për t’u pastruar ose përdorur për tualet.

Shqipëria nuk kontrollon se ku shkon uji që përdoret për pastrim dhe tualet duke mos ofruar kështu as të dhëna se ku derdhet ai ujë dhe si riprodhohet për përdorim”, thuhet në këtë raport, raporton Insajderi.
Kosova ka qenë jashtë monitorimit dhe inspektimit pasi nuk ka dalje në det.

Share Button