Afganistan, sot zgjedhjet presidenciale

Afganet po votojne sot per te zgjedhur presidentin e ri, ne ate qe do te jete transferimi i pare i pushtetit ne histori.

Raundi i pare i zgjedhjeve presidenciale, per te percaktuar pasardhesin e Hamid Karzait, po zhvillohet nen masa te rrepta sigurie, per shkak te rritjes se frikes pas kercenimeve per sulme terroriste nga ana e talebaneve, të cilët kërkojnë bojkotimin e këtyre zgjedhjeve.

Në garë janë 8 kandidatë, të cilët do të synojnë të zëvendësojnë Hamid Karzain, pasi atij i ndalohet nga Kushtetuta për të kërkuar një mandat të tretë radhazi si president.

Këto zgjedhje do të jenë kalimi i parë i pushtetit në mënyrë demokratike dhe konsiderohen një test i rëndësishëm për forcimin e institucioneve të vendit.

Tre janë kërcënimet kryesore për ketë zgjedhje, sulmet e talebanëve, manipulimet e zgjedhjeve dhe abstenimi i votuesve.

 

Share Button