Afganistan, shtyhen rezultatet e zgjedhjeve

Komisioni i Pavarur Zgjedhor i Afganistanit, ka njoftuar se do të vonohet shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale, të mbajtura më 5 prill. Komisioni ka bërë me dije se i nevojiten dy ditë shtesë për të përfunduar hetimet ndaj dyshimeve për mashtrim.Rezultatet përfundimtare, pritet të publikohen më 26 prill. Rezultatet e fundit të pjesshme që janë publikuar, kanë treguar se ish-ministri i jashtëm Abdullah Abdullah prin në këto zgjedhje me gjithsej 44 për qind të votave, derisa i dyti në listë është ish-ministri i financave me 32.2 %. Nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton 50 për qind të votave, atëherë në mes të dy kandidatëve kryesorë do të ketë balotazh.

Share Button