Afganistan, mijëra viktima nga rrëshqitjet e dheut

Zyrtarët afganë kanë shuar shpresat për të gjetur të gjallë në provincën Badakshan ku dje pati rrëshqitje të dheut. Rrëshqitjet e dheut erdhën si pasojë e shirave të dendur që kanë goditur pjesën veriore të Afganistanit në javët e fundit. “Më shumë se 100 persona nga 300 familje kanë vdekur” I ka thënë zëdhënësi i qeverisë lokale Badakhshan.
Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se fokusi tani është në më shumë se 4,000 njerëz të zhvendosur pas katastrofës së djeshme.
Departamenti Kombëtar për Katastrofa i Afganistanit ka thënë se ka rrezik për rrëshqitje të tjera të dheut në zonë.

Share Button