Afganistan, 15 të vrarë gjatë sulmit në një universitet

Së paku 15 persona kanë humbur jetën gjatë sulmit vetëvrasës në Universitetin Marshal Qasim Fahim në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Afganistanit, Devlet Veziri, për AA konfirmoi se sulmuesi vetëvrasës me bombë, i cili transportonte studentët aktivizoi mjetin shpërthyes.

“Gjatë sulmit kanë humbur jetën së paku 15 studentë, ndërsa katër të tjerë janë lënduar”, tha Veziri.

Ende askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Share Button