Administrata Obama kërkon ndjesë për lirimin e pengjeve

Administrata Obama u ka kërkuar falje ligjvënësve kryesorë, për faktin se nuk i ka njoftuar ata në lidhje me shkëmbimin e pesë talibanëve të burgosur për një ushtar amerikan, i cili është mbajtur rob në Afganistan për gati pesë vjet. Senatorët Dianne Feinstein nga Kalifornia dhe Saxby Chambliss nga Gjorgja kanë thënë se zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë u kanë thënë atyre se mungesa e njoftimit ka qenë gabim. Demokratja Feinstein dhe republikani Chambliss janë në Komitetin e Zgjedhur të Senatit për Inteligjencën. Ligji, i nënshkruar në muajin dhjetor, kërkon nga administrata që ta njoftojë Kongresin 30 ditë përpara se ta lirojë ndonjë të burgosur nga burgu ushtarak në Guantanamo.

Share Button