Adele thyen rekordin e Madonës

Këngëtarja e famshme britanike Adele është në kulmin e karrierës së saj teksa ka thyer rekordin e mbajtur nga një këngëtare tjetër e madhe, Madonna.

Krijuesja e hitit “Hello” tani ka më shumë trofe për kryesim në top-listat javore të albumeve në Britaninë e Madhe.

Adele me tre albume, ka kryesuar për 31 javë në top-listat britanike, ndërsa Madonna me 12 albume mbante rekordin me 30 javë kryesim.

Ndërkaq po ashtu albumi i fundit i Adele “25” është edhe më i shituri i dekadës në Amerikë, me 7.44 milionë kopje.

 

 

 

 

Share Button