Adele sjell albumin e ri me 20 nëntor

Adele është një artiste tepër e veçantë, e cila ka arritur që të mbajë për shumë kohë të mbërthyer pas vetes fansat e saj me albumin e tretë, që më në fund do të publikohet më 20 nëntor.

Por, pavarësisht faktit se Adele ka shitur mbi 40 milionë kopje të albumeve të saj, ekspertët e muzikës shprehen pesimistë rreth pozicionimit të saj në klasifikimet muzikore.

Megjithatë, në të njëjtën kohë është përfolur se shumë artistë të tjerë të tillë si One Direction, kanë vendosur t’i shtyjnë publikimet e tyre që përkonin në të njëjtën kohë me albumin e Adele, pasi nuk duan të konkurrojnë me këngëtaren 27-vjeçare.

Këngëtarja e mirënjohur britanike për albumin e ri ka bashkëpunuar me Pharell William.
Adele ka publikuar albumin e saj “19” në vitin 2008, më pas albumin “21” në vitin 2011-të, ndërsa thuhet se albumi i saj i ri do të titullohet “25”.

Ajo është bërë e famshme më këngët e saj “Someone like you” dhe “Rolling in the deep”, të cilat e bën atë artisten e parë me dy këngë në top listat më të njohura botërore.

 

Share Button