Adele, shitje rekord të albumit në Amerikë

Këngëtarja britanike, Adele, është afër një rekordi të ri me albumin e saj të sapolansuar “25”.

Sipas monitoruesit të shitjeve të albumeve, “Nielsen Music”, albumi i ri i Adele “25” është shitur në 2.3 milionë kopje në Amerikë në tri ditët e para pas lansimit.

Sipas parashikimeve ajo do të thyejë rekordin për shitjen më të suksesshme në javën e parë në SHBA, rekord të cilin e mban grupi NSync me albumin “No Strings Attached” që për një javë ishte shitur në 2.4 milionë kopje.

 

Share Button