Adele publikon këngën e re “Hello”

“Hello” është kënga e parë që publikohet nga albumi i ri që pritet të vijë së shpejti nga Adele.

“Hello” nuk është vetëm një këngë, por një histori më vete dhe një gjysmë filmi në realizimin vizual.

Videoklipi i realizuar nga Xavier Dolan është xhiruar në Kanada dhe vjen tre vite pasi këngëtarja nuk ka realizuar asnjë projekt muzikor.

Mediat e komentuan tekstin si të trishtë, me fjalë të një dashurie të vjetër, që këngëtarja nuk e hedh dot pas krahëve.

Pas “Hello”, të tjera këngë pritet që vijnë në albumin e ri, të titulluar “25” nga Adele.

 

Share Button