Adele në vend të parë në US Charts

Të premten që kaloi ajo lançoi këngën e saj të parë pas tre vjetësh.

Të shoqëruar me videoklip, Adele nuk i zhgënjeu fansat me rikthimin e saj të befasishëm me këngën “Hello”.

Prandaj nuk na çudit shumë fakti që 25 vjeçarja, u rikthye sërish në vend të parë në US Charts.

Balada nostalgjike e Adele ka shitur 165 mijë kopje në tre ditë dhe kënga e saj është shkarkuar 156 mijë herë.

Share Button