Acer prezanton tabletët e rinj

Acer prezantoi dje disa pajisje të reja në një shfaqje të organizuar në Nju Jork. Ndër to ishin edhe dy tabletë të rinj si Acer Iconia One 7 dhe Iconia Tab 7.

Tableti Iconia One 7 ka një ekran LED 7 inç me rezolucion 1,280×800 pikselë, procesorin Intel Atom Z2560 me qark 1.6GHz, 1GB RAM, si dhe ofron mbështetje për kartë microSD. Tableti do të vijë me sistemin operativ Android 4.2 Jelly Bean, megjithatë Acer premtoi se do ta përditësojë në KitKat në të ardhmen. Ky tablet do të jetë në dispozicion në disa tregje të zgjedhura, nga muaji maj, për 129.99 dollarë.

Tableti Iconia Tab 7 do të mund të shërbejë edhe si telefon. Me ekranin 7inç IPS me rezolucion 1,280×800 pixelë dhe një bateri që do të rezistojë për më shumë se 7 orë, tableti Iconia Tab 7 ofron të njëjtin funksion si telefoni me lidhje LTE. Ai ka gjithashtu një procesor me katër bërthama, kamera të pasme dhe ballore, por Aceri nuk zbuloi ndonjë gjë tjetër.

Tableti ofron mbështetje për kartë microSD dhe do të vijë me sistemin operativ Android 4.4 KitKat. Ky tablet do të dalë vetëm në disa tregje në muajin maj dhe do të kushtojë 149 dollarë.

Sipas krokodili.al

Share Button