A ndikojnë këto produkte në zhvillimin e kancerit?

Shkencëtarët kanë vërtetuar se shtimi i konsumit të pijeve freskuese me shije të ëmbël mund të shkaktojë humbjen e kujtesës dhe përhapjen e qelizave kancerore në tru. Disa eksperimente shtrati të kryera nga disa shkencëtarë të Universitetit të New Yorkut, kanë vërtetuar se shtimi i konsumit të pijeve me gaz që përmbajnë sheqer, kanë ndikim negativ shumë të madh në trupin e njeriut, që nuk mund të shërohet.

Këto ndikime negative shfaqen në zona të ndryshme të sistemin nervor qendror, dhe është bërë e qartë se shkak për këtë nuk është vetë, Dioksidi i Karbonit dhe sheqeri apo sheqeri zëvendësues, por edhe lëndët ngjyrosëse të përdorura në këto pije me gaz. Nga këto eksperimente, shkencëtarët dolën në përfundimin e domosdoshmërisë së dhënies rëndësi të veçantë ushqimit dhe pijeve me gaz që konsumon secili prej nesh.

Përmendim këtu se shkencëtarët kanë filluar të paralajmërojnë prej rrezikut të pijeve me gaz që para disa viteve. Në vitin 2013, disa shkencëtarë nga Australia vërtetuan se pijet me gaz shkaktojnë ndryshime në proteinat e trurit.

Gazeta Britanike “Daily Mail” ka publikuar në një artikull rezultatet e një studimi shkencor të kryer në vitin 2010, ku thuhet se pijet me gaz i marrin jetën 200 mijë njerëzve në vit; 133 mijë nga të cilët vdesin nga Diabeti, 44 mijë nga sëmundjet e zemrës dhe 6 mijë nga kanceri; dhe të gjitha këto si rezultat i konsumit të tepruar të pijeve me gaz që përmbajnë sasi të lartë të sheqerit.

Duke u mbështetuar në rezultatet e këtyre eksperimenteve shkencore, shumë nga vendet Evropiane vendosën taksa shtesë për pijet me gaz, me qëllim që të ulet konsumi i tyre.

Share Button