A mund të zgjasë 2-3 ditë bateria e iPhonit?

Një eksperte e kimisë është pyetur nëse ndonjëherë bateria e iPhone do të zgjasë 2-3 ditë pa pasur nevojë të karikohet.

Ajo shpjegon: “Më pëlqen kjo pyetje. Së pari, nuk po specifikoj ndonjë kompani të telefonave. Përgjigjja ime do të ishte ‘asnjëherë’, sidomos kur përdorimi i telefonit bëhet gjatë gjithë ditës. Me çdo përmirësim në bateri, kompania e telefonave shton më shumë aplikacione, ekran më të madh, më shumë dritë etj.

Të gjitha këto shtesat ndërtohen që të punojnë në atë mënyrë që telefoni juaj, me shpresë, të zgjasë gjithë ditën. Bateritë do të vazhdojnë të bëhen më të mira, por telefonat do të vazhdojnë të bëhen edhe më të mirë.

Në anën tjetër, nëse përdorni telefonin gjatë gjithë ditës, do të jetë shumë e vështirë të garantojë që do të qëndrojë më shumë se një ditë pa u mbushur”

Share Button