A është duke ju shëndoshur kuzhina juaj?

Sipas studimeve më të fundit të Universitetit Cornell në Nju Jork kuzhina juaj mund të jetë duke ju shëndoshur.

Mënyra se si ne hamë në ambientet e kuzhinës apo se si i vendosim sendet në shtëpi ndikon në dietën tonë.

Prof. Brian Wansink shpjegon se gra të cilat e hanin mëngjesin e tyre ulur në tavolinën e ngrënies peshonin 9 kg më shumë se ato që hanin në divan.

Ai shpjegoi se ato që kishin një tas me fruta përpara ishin më elegante dhe peshonin 6 kg më pak.

Por jo vetëm pasi ngjyra e pjatave ndikon gjithashtu në dietën tonë.

“Kur ju hani në një pjatë e cila ka kontrast të madh me ngjyrën e ushqimit tuaj atëherë ju vendosni gjithmonë më pak,”- është shprehur Wansink për Healthista.

Ekspertët i sugjerojnë njerëzit të vendosin pak ushqime në banakun apo tavolinën e kuzhinës nëse duan të humbasin në peshë.

 

Share Button