A e dini pse ngjyra e gjelbër përdoret nëpër spitale?

Është interesante edhe nëse e shikojmë spektrin e ngjyrave do e gjejmë ngjyrën e gjelbër si neutrale.

Më herët është përdorur ngjyra e bardhë në rrobat dhe shtresat mjekësore, kombinimi i dritave të fuqishme dhe të ndritshme operative dhe një ambient plotësisht i bardhë kishte shpjerë në probleme me shikimin apo më saktë lodhje të syve për kirurgun dhe stafin tjetër.

Që nga viti 1950 dhe 1960 shumica e spitaleve kanë braktisur përdorimin e ngjyrës së bardhë në rrobat e operacionit dhe çarçafët e sallave operative dhe kanë zgjedhur lloje të ndryshme të ngjyrës së gjelbër.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se, ngjyra e vetme që ngjallë gëzim në shpirt dhe gjallërinë në mendime, si dhe që ndez te njeriu shkëndijat e gëzimit dhe të dashurisë për jetën, është ngjyra e gjelbër .

Eksperimenti më interesant që argumenton ndikimin e ngjyrës së gjelbër është ai që zhvilluan banorët e Londrës me urën ”Blak Fajar”, që njihej si ”ura e vetëvrasjeve”, pasi pjesa më e madhe e rasteve të vetëvrasjeve ndodhnin mbi të.

Ndryshuan ngjyrën nga ngjyrë pluhuri të errët në ngjyrë të gjelbër. Si rezultat, numri i vetëvrasjeve ra menjëherë në 1/3 (një të tretën).

Share Button