A duhet t’i lajmë shpesh flokët?

Shampo nuk është përdorur gjerësisht deri në fillim të shekullit 20, në momentin kur filloi të bëhet një rutinë ditore në Nju Jork.
Kështu, pse kemi nevojë për shampon dhe sa shpesh duhet ta përdorim atë?
Flokët bëhen të yndyrshme për shkak të sebumit, një yndyrë e cila bëhet prezent kudo përveç se në pëllëmbë dhe në këmbë.

Krijimi i këtij sebumi në flokë mundëson që pisllëku të ngjitet në to, dhe shampo ka për qëllim që ta lajë këtë. Kjo është ajo çfarë e bënë shampo, por se sa shpesh e përdorni atë varet prej jush dhe stilit tuaj të flokëve.

Flokët e drejta bëjnë që yndyra të shpërndahet më shpejtë, përderisa flokët kaçurrele bëhen më të thata, për shkak se sebumi ka vështirësi që të arrijë deri në fund të fijes së flokut.

Kështu, flokët e drejta duhet të lahen më shpesh, përderisa ato kaçurrele mund të lahen çdo tri ditë, për të mos i dobësuar ato. Ata që kanë flokë të trasha shumë dhe të drejta, mund t’i lajnë flokët për çdo ditë, por të përdorin tharësen vetëm një herë në pesë ditë.

Share Button