Thaçi: Mandatari i qeverisë është PDK

Kreu i PDK Hashim Thaçi ka komentuar në Facebook zhvillimet më të fundit paszgjedhore në Kosovë.

Sipas Thaçit, këto zgjedhje ishin më të mirat që pas luftës dhe se është e qartë se mandatar i Qeverisë së ardhshme është partia fituese e zgjedhjeve dhe koalicioni parazgjedhor prej Partisë Demokratike të Kosovës dhe koalicionit për Mision të Ri.

Me tej Thaçi siguron te gjithe qytetaret se do te filloj me Misionin e Ri, ate te zhvillimit ekonomik te Kosovës sipas afateve ligjore dhe kushtetuese.

“Të dashur qytetarë,
Zgjedhjet e 8 qershorit kaluan si më të mirat e pasluftës dhe tek sa po numërohen edhe votat e fundit, është e qartë sot siç ishte e qartë edhe dje se mandatar i Qeverisë së ardhshme është partia fituese e zgjedhjeve dhe koalicioni parazgjedhor prej Partisë Demokratike të Kosovës dhe koalicionit për Mision të Ri. Siguroj qytetarët dhe votuesit se ne do të fillojmë me Misionin e Ri – të zhvillimit ekonomik të vendit tone, sipas afateve ligjore dhe kushtetuese. HTH”-shkruan Thaçi në Facebook.

 

Share Button