90% e njerëzve me akne

Statistikat thonë se aknet, në një formë apo një tjetër, u dalin 90 përqind të njerëzve. Kjo sëmundje po përhapet gjithnjë e më shumë, veçanërisht te gratë tridhjetë-dyzet vjeç.
Nuk dihet nga se shkaktohen ato. Hormonet luajnë rolin e tyre, por parimi i veprimit te tyre është i pashpjegueshëm.

Pacientët e rasteve më të rënda zakonisht kanë lëkurë të trashë dhe me dhjamë; dhjami i lëkurës është me dendësi të madhe. Në format më të lehta të akneve qelizat rreth poreve zakonisht janë të mëdha. Kësisoj, vrima bëhet më e ngushtë dhe poret mbyllen më lehtë. Kur në vrimën e pores bien qeliza të vdekura të lëkurës, ndodh taposja dhe shfaqet një prekë me kokë të zezë ose të bardhë. Ndryshimi i vetëm mes tyre qëndron në faktin, që preka e zezë ka pigment, po ky nuk është pisllëk.

Njerëzit me akne në përbërje të lëkurës kanë baktere, të cilat, si rregull,janë jo të dëmshme. Por kur poret taposen dhe krijohen xhepa të ngrohtë, të mbyllur dhe të palëvizshëm, bakteret zënë e shumohen me shpejtësi; një mjedis i tillë u pëlqen atyre.

Me shumimin e baktereve grumbullohet qelb dhe lëkura fryhet. Nëse më tej nuk ndodh gjë, qeska me qelb çan përmes lëkurës, del dhe largohet me ujin. Mirëpo shumica e njerëzve nuk presin dhe nisin t’i gërricin puçrrat. Sistemi imun mund t’ia dalë vetë nga qelbi. Por në rastet e rënda formohet cist i qelbëzuar, një lungë nën lëkurë, e cila është më e madhe se puçrra e zakonshme dhe zgjat shumë më tepër.

Share Button