80-vjetori i Kadaresë, aktivitete në nder të tij

Sot shkrimtari i mirënjohur shqiptar, disa herë kandidat për çmimin Nobel feston 80-vjetorin e lindjes. Ministria e Kulturës, e cila vitin 2016, e ka cilësuar si viti i Kadaresë ka organizuar aktivitete në nder të tij.

Në përvjetorin e 80-të të shkrimtarit, “Shtëpia Kadare” do të nisë të gjallojë duke promovuar artin, kulturën, botimet, artistët, me synimin për t’u kthyer në një qendër muzeale dhe kulturore.

Ajo do të shërbejë për gjallërimin e jetës kulturore të qytetit të Gjirokastrës , për të tërhequr më shumë përkthyes dhe shkrimtarë të njohur ndërkombëtarisht, por edhe të rinj të talentuar në fushën e letrave, turistë me interesa kulturore.

“Gjirokastra lexon Kadarenë” do të jetë fillimi i aktiviteteve në kuadër të ditëlindjes së shkrimtarit, konceptuar si një lexim i personazheve të gjallë të romaneve në hapësirat publike.

Vendet e leximit:

1. Klubi i Gjuetarëve
2. Bashte e Teqesë-Gjirokastra e vjetër
3. Gjimnazi “Asim Zeneli”
4. Biblioteka “ Apostol Meksi”
5. Shkolla e mesme artistike “Feim Ibrahimi”
6. Gjimnazi “Siri Shapllo”
7. Sheshi i Ficove-Shkollat 9-vjeçare
8. Universiteti “Eqrem Çabej”
9. Shkolla e mesme “Pandeli Sotiri”

Data 28 do të pasohet me aktivitetet e tjera artistike dhe kulturore në Tiranë dhe Gjirokastër në datat 29 dhe 30 janar, duke krijuar një fundjavë kulturore për “Komandantin e Legjionit të Nderit” që ndërkombëtarizoi qytetin e pjerrët , ndërtuar jashtë çdo ligji të ubanistikës .

GJIROKASTËR, 29 JANAR 2016, TEATRI “ ZIHNI SAKO”, ORA 18:00

“Interpretim në magjinë e letërsisë Kadare”
Dokumentar: “Me sytë e fëmijërisë”
Ekspozitë me botime të Kadaresë

GJIROKASTËR, 30 JANAR 2016, “SHTËPIA KADARE”, ORA 11.00

-Përurim i shtëpisë së shkrimtarit Ismail Kadare
-Ekspozita e piktorit Bashkim Ahmeti
-Ekspozitë e Shtëpisë Botuese Onufri

Në Tiranë, tek Universiteti i Arteve do të ngjitet në skenë shfaqja “Kush e solli Doruntinën”, nga trupa e teatrit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Ndërkohë aktivitetet në nder të Kadaresë do të vijojnë edhe përgjatë gjithë vitit 2016.

 

Share Button