8 simptoma që mund të fshehin probleme serioze për shëndetin

I keni këmbët akull pa asnjë arsye? Rrënqetheni vazhdimisht apo jeni thinjur para kohe? Janë këto disa sinjale që trupi i njeriut i lëshon për të paralajmëruar probleme shëndetësore.

E rëndësishme është që tetë sinjalet që gjeni më poshtë të mos i nënvlerësoni, pasi mund të fshehin probleme serioze për shëndetin.

Njollat në lëkurë- Është e nevojshme që të mbahen nën kontroll njollat e errëta në lëkurë dhe nishanet, sidomos nga ekspozimi në diell. Një agravim i tyre mund të fshehë një problem tejet serioz.

Flokët e thinjur para moshës 40- vjeçare- Në këtë rast këshillohet që të mbahet nën kontroll diabeti.

Vetullat e rralla- Humbja e qimeve të vetullave është një sinjal i hiperteroides. E njëjta gjë vlen edhe për flokët shumë të buta.

Këmbët e ftohta- Mund të ketë problem lidhur me qarkullimin e gjakut ose ndonjë anomali tjetër.

Pëllëmbët e duarve të kuqe- Një simptomë e tillë mund të paralajmërojë një sëmundje në mëlçi.

Buzët e plasaritura- Mund të jenë sinjal për mungesë të vitaminës B ose zinkut, ose një infeksion i mundshëm.

Gusha e fryrë- Kjo gjë shfaqet kryesisht gjatë natës dhe ka të bëjë kryesisht me hiperteroiden.

Rrënqethja- Kur rrënqetheni shpesh, kjo gjë paralajmëron një simptomë të teprisë së keratinës në trup. Konsultohuni me mjekun

Share Button