8 Marsi, “Dita pa femra”

Organizatat feministe në të gjithë botën, janë duke e quajtur ditën e 8 Marsit “Një Ditë pa Femra”. Eventi, i cili përkon edhe me Ditën Botërore të Femrës, ka marrë një vëmendje globale, duke u konsideruar si një lëvizje për fuqizimin e pozitës së femrës kudo në botë. Nëse mendoni se do t’i bashkoheni grevës dhe jeni kurioz se çfarë do të thotë konkretisht, ju njohim më poshtë me disa fakte:

Planet për grevën datojnë më para se fitorja e Trump

Ndonëse greva ka marrë vëmendje të madhe mediatike në SHBA muajt e fundit, ajo konkretisht ka nisur që në Tetor. Të inspiruar nga lëvizjet në masë në Argjentinë dhe Poloni, ku femrat protestuan ndaj dhunës dhe propozimit për ndalimin e abortit, një grup vullnetarësh aktivist në SHBA, ndërmorrën mobilizimin e masës dhe marshimin më 21 Janar. Platforma e paraqitur prej tyre kërkon të prodhojë drejtësi për femrat, të drejta në punë dhe stop dhunës ndaj tyre.

Organizatorët janë duke bërë thirrje që femrat të ndalojnë së punuari, me cdo kusht.

Organizatorët kanë arritur të merrnin mbështetje edhe në 35 shtetet të tjera duke u mobilizuar që 8 Marsin ta quajnë “Greva Botërore e Femrave”.

Më 8 Mars ndaloni çdo lloj pune që jeni duke bërë, qoftë në punën tuaj të përditshme për të cilën paguheni por edhe në punët e shtëpisë. Femrat padyshim luajn një rol të rëndësishëm në shoqëri, prandaj “mungesa” e tyre në një ditë do të jetë jo vetëm kërkesë ndaj të drejtave të munguara por edhe si një mësim për rolin e tyre në shoqëri. Mjafton të përmendim faktin se kudo, puna e femrave është nënvlersuar në raport me atë të meshkujve.

Nëse ju nuk mund t’i bashkoheni grevës, mund të solidarizoheni me veshje ngjyrë të kuqe.

Për organizatorët është i kuptueshëm fakti se shumë femra nuk mund të heqin dorë nga puna e tyre, por nëse ato vërtetë solidarizohen me kauzat e ngritura, mund të veshin diçka me ngjyrë të kuqe në shenjë proteste. Pse jo, edhe femrat në Shqipëri mund të bashkohen me këtë lëvizje botërore. Duke kundërshtuar festimet dhe çdo lloj pune, të mobilizohen për të kërkuar më shumë të drejta, të cilat në krahasim me shtetet e tjera janë në masë të konsiderueshme. Në të kundërt, mos harroni të visheni me ngjyrë të kuqe.

Tirana Post

Share Button