7 ushtrimet më të mira që duhet të filloni ti bëni nga sot

Për t’u ndjerë të rinj dhe gjithnjë në formë, duhet të jeni të përkushtuar ndaj ushtrimeve gjimnastikore.

Kur vjen puna tek ushtrimet edhe më i vjetri mund të shtojë ushtrimin fizik në rutinën e vet ditore. Më poshtë janë ushtrimet më të mira që duhet të filloni të bëni nga sot.

1 – Ecja

Asgjë nuk është më e mirë se ecja. Ecja zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme dhe sëmundje si hipertensioni apo simptoma të depresionit.

2 – Vrapi

Nëse doni ta kaloni ecjen në një nivel më të lartë, fillonin vrapin. Ky aktivitet forcon këmbët, përmirëson shëndetin e zemrës dhe djeg kaloritë e tepërta nga trupi.

3 – Squats

Squats nuk është ushtrim vetëm për këmbët, por gjithashtu një terapi sporti që largon dhimbjet kronike. Parandalon dhimbjet e kurrizit, mesit, gjunjëve e kyçeve të këmbës.

4 – Noti

Filloni zhytjen. Noti është ushtrimi perfekt për të gjitha moshat. Jo vetëm është i mirë për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, por gjithashtu forcon muskujt e mbron nyjet e kockave

5 – Pompat

Mos i mendoni pompat si ushtrime krahu, por si ushtrime që përfshijnë të gjithë trupin.

6 – Streçing

Kjo konsiderohet klasa elementare e palestrës, dhe nuk është nevoja të kërkoni mjete të ndryshme. Streçingu e mban trupin tuaj fleksibël dhe muskujt e shëndetshëm. Streçingu parandalon dëmtimet.

7 – Dieta e shëndetshme

Ngrënia nuk është ushtrim, por është një nga elementët kryesorë të të qënit të shëndetshëm. Është pjesa më e rëndësishme e rutinës suaj të fitnesit. Përdorni një dietë të mbushur me fruta, perime, protean, drithëra dhe yndyra të shëndetshme.

 

 

Share Button