7 ushqimet që luftojnë yndyrnat

Dëshironi të përfitoni më shumë nga kafshata juaj? K

ëto ushqime bëjnë detyrë të dyfishtë, ju ndihmojnë të “shkatërroni” yndyrnat dhe ju bëjnë të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë, prandaj do të hani më pak kalori.

1.Vezët

78 kalori për copë

Një veze nuk është vetëm central elektrik ushqyes, por po ashtu është e mbushur edhe me proteina që kënaqin. Hani vezë për mëngjes; ato do ta mbajnë nën fre oreksin tuaj sa që do të konsumoni 330 kalori më pak se zakonisht gjatë pjesës tjetër të ditës.

2.Çokollata e zezë

170 kalori për 30 gramë

Edhe një arsye tjetër që t’ia lejoni vetes këtë. Hani çokollatë të zezë dhe do të konsumoni më pak në vaktin tuaj të ardhshëm.Kjo për arsye se përbërësit në çokollatë e ngadalësojnë tretjen dhe ju bëjnë të ndiheni më të ngopur.

3.Pistakët

95 kalori për 15 gramë

Acidet yndyrore të shëndetshme për zemrën tek pistakët rrisin hormonet e ngopjes që ju bëjnë të ndiheni të ngopur, sipas hulumtuesve koreanë. Po këto acide yndyrore po ashtu parandalojnë edhe formimin e yndyrnave në bel.

4.Djathi

76 kalori për 30 gramë

Përdorni djathë të freskët dhie ose feta për një dozë të acidit linoleik të konjuguar që ju ndihmon të ndiheni më të ngopur dhe të digjni më shumë yndyra

5.Qumështi i skremuar

86 kalori për 1 filxhan

Shumica nga ne mendojmë për qumështin si një gjë vetëm e fëmijëve, por ai ka dobi të mëdha edhe për të rriturit. Proteinat e qumështit mund t’ju bëjnë të ndiheni më të kënaqur se sa me pije të sheqerosura.

6.Portokalli

59 kalori për copë

Portokalli është një ndër frutat me më shumë vlera shëndetësore. Pini një gotë portokall në mëngjes herët dhe do të ndiheni më të ngopur.

7.Patatet

161 kalori për copë

Patatet shpesh marrin vlerësim të keq, por meritojnë të jenë në listën e dietave. Ngopin tri herë më shumë se një fetë e bukës së bardhë, patatet kryesojnë të gjithë ushqimet në indeksin e ngopjes. Po ashtu niseshteja rezistuese në patate po ashtu i ndihmon trupit të djeg yndyrnat.

 

 

Share Button