7 mënyra për të rritur fëmijë mirënjohës

Autorja Amy McCready, nene e dy fëmijëve, ne te cilën ajo rekomandon 7 këshilla apo mënyra që sipas saj do te ishin në gjendje të ndihmonin ata të rrisin fëmijë mirënjohës.

1. Eviton gatishmërinë për tu plotësuar çdo tekë për se paku një jave. Sipas saj është e gabuar qe fëmijëve tu plotësohet çdo dëshire “luksi”. Për këtë thotë autorja, e gjithë familja do te duhet te heqë dore për se paku një jave nga gjera te tilla sikurse shëtitjet, drekat apo darkat neper restorante, madje edhe shikimi i televizorit.

2. Praktikoni vullnetarizmin se bashku. Edhe pse problematikat e ditës dhe detyrat na e vështirësojnë këtë gjë, caktoni një dite, ndoshta një here në muaj që së bashku me fëmijët të organizoheni në detyra tilla vullnetare.

3. Shpjegoni anën e mirë të gjërave. Edhe në një situata te papëlqyeshme kërkoni te gjeni dhe tu shpjegoni atyre anën pozitive te saj.

4. Provokoni reagimin e tyre me pyetje që fillojnë me “Nëse…? Pyetje të tilla sikurse “çfarë do të bësh nëse nuk ke një vend për të fjetur”, apo “çfarë do të bësh nëse nuk ndjehesh mirë dhe nuk ke para për kurim?, shërbejnë jo vetëm për të vënë në punë imagjinatën e tyre, por edhe për të kuptuar se sa me fat janë qe këto probleme ua kane zgjidhur prindërit.

5. Jepni shembullin tuaj. Për të frymëzuar fëmijët te jene mirënjohës ndaj të tjerëve, duhet që në radhë të parë këtë gjë ta keni një vlerë tuajën. Me fjale të tjera, të falënderojmë ata persona me të cilët ndërveprojmë dhe ndaj te cilëve kemi qofte edhe një arsye minimale për ta bërë.

6. Bëjeni mirënjohjen pjesë të jetës suaj. Personat mirënjohës janë nga më të lumturit. Kështu, përpara se të uleni për të ngrënë, merrini dy minuta kohë për të treguar për një, dy apo më shumë gjërave që të kanë ndodhur gjatë ditës dhe që u je mirënjohës.

7. Mos i shihni gjërat që jeni duke bërë si pjesë të detyrave tuaja dhe nisni t’i shihni ato si një gjë që ju kënaq. Në këtë mënyrë do u jepni atyre nxitjen e nevojshme për të përpunuar dhe rritur vetëvlerësimin.

Share Button