7 mënyra interesante për të hequr njollat e mobiljeve

Pastrimi i shtëpisë është po aq i vështirë sa kryerja e një detyre. Çdo zonjë e di shumë mirë që nuk është dhe aq e lehtë të pastrosh njolla të caktuara, sidomos kur krijohen mbi sipërfaqet e drurit. Tavolina e ngrënies, dollapi, bufeja, gjithmonë do të ketë një njollë që do ju bëjë të humbisni toruan. Living ju zbulon disa truke interesante që do ju shndërrojnë në një super zonjë shtëpie. Janë shumë ekonomike dhe efektive. Ja për çfarë bëhet fjalë :

Arrat:

Arrat janë një produkt shumë i mirë për të pastruar mobiljet e drurit. Ato përmbajnë një lëng të ngjashëm me vajin, i cili arrini t’u jap shkëlqim dhe pastërti. Mjafton t’i qëroni dhe të fërkoni me thelpinjtë e tyre sipërfaqen që doni të pastroni. Më pas kaloni një leckë të thatë pambuku.

Uthull vere dhe vaj ulliri: Shtoni në një enë të dy lëngjet në masë të barabartë dhe përzijini me një lugë druri. Më pas merrni një peshqir pambuku dhe fërkoni sipërfaqen e drunjtë dhe lëreni të pushojë për një orë. Kaloni sërish një leckë të thatë. Rezultati do të duket menjëherë

Majoneza: Nëse doni të hiqni njollat e ujit mbi sipërfaqen e drurit shtoni pak majonezë dhe lëreni të thahet. Më pas pastrojeni me një sfungjer të butë derisa njolla të hiqet plotësisht.

Tapat e verës: Me siguri i keni hedhur gjithmonë tapat e shisheve të verës, por nuk duhet tA bëni më. Ato arrijnë të fshijnë edhe njollat më të vështira nga mobiljet. Mjafton t’i lini për disa orë në një enë me ujë dhe lëng limoni dhe më pas të fërkoni sipërfaqen e dëmtuar.

Vazelina: Vazelina gjend vend kudo. Nëse mobiljet tuaja janë gërvishtur, atëherë përdoreni. Lyeni zonën e dëmtuar me vazelinë të shkrirë dhe më pas fërkojeni me një napë. Shtresa yndyrore e vazelinës i jep shkëlqim mobiljeve.

Amoniaku: Amoniaku është i këshillueshëm jo vetëm për shenjat e mykut, por edhe për njollat e mobiljeve, eleminon kryesisht shenjat e duarve. Hidhni 1 filxhan amoniak në një litër ujë të vakët. Më pas fërkoni sipërfaqen me lëvizje të vazhdueshme rrethore. Këshillohet që amoniakun ta blini në farmaci.

Limoni: Lëngu i limonit është i këshillueshëm për njollat e mobiljeve. Ju mund ta bashkoni me ujë ose ta ndani përgjysmë dhe të fërkoni njollat.

Share Button