7 maj, data e zgjedhjeve për Bashkinë e Kavajës

Presidenti Bujar Nishani dekretoi datën e zgjedhjeve për Bashkinë e Kavajës. Kreu i Shtetit dekretoi datën 7 maj për mbajtjen e zgjedhjeve në këtë qytet.

Zgjedhjet në Kavajë mbahen pas shkarkimit të Elvis Rroshit në bazë të ligjit të dekriminalizimit.

Elvis Rroshi u shkarkua nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave, më 29 dhjetor 2016, menjëherë pasi KQZ-ja hoqi mandatin e tij në bazë të verifikimeve të akuzës, në zbatim të ligjit të dekriminalizimit konkludoi se Rroshi ishte treguar i pasinqertë në formularët e dekriminalizimit mbi dënimet që kishte marrë jashtë.

Share Button