6-vjeçari kërkon të dhurojë gjak për viktimat e sulmit në Manchester

Joseph Griffiths ka kërkuar që të shkojë të dhurojë gjak kur mësoi se familjarët e shokut të tij ishin viktima të sulmit në Manchester.

Ai kishte insistuar që ta shoqëronte nënën e tij në spital për të dhuruar gjak, por nuk arriti të bëjë asgjë pasi mosha e tij është e vogël.

Djali nga Britania i përkiste grupit të rrallë, 0 negativ dhe u ndje shumë keq kur mjekët nuk e lejuan që të bëjë këtë gjë.

Më pas, 6-vjeçari këmbënguli që të ofrojë ndihmën e tij dhe bleu disa ëmbëlsira për t’ia dhuruar stafit për punën që kanë bërë.

Infermieret, të cilat u përlotën nga gjesti i tij thanë: “Kemi qarë për gjestin e tij. Nëna e vogëlushit duhet të jetë krenare për të.”

 

Share Button