6 këshilla motivimi nga ajka e njerëzve më të suksesshëm

Më poshtë do të lexoni disa këshilla motivimi nga disa prej njerëzve më të suksesshëm të momentit në botë, të cilat nëse doni mund t’i ndiqni dhe të shikoni rezultatet që do të arrini. Gjithashtu nuk ka asnjë arsye që ne të gjithë të bëjmë një listë me të gjitha gjërat që duam të arrijmë gjatë këtij viti të ri, vetëm në natën e ndërrimit të viteve.

Çdo ditë duhet të konsiderohet si një mundësi e re për të realizuar objektivat dhe për të realizuar qëllimet tona. Dhe janë pikërisht njerëzit e suksesshëm ata që e kanë kuptuar me kohë një gjë të tillë.

Ja se ç’thonë 6 prej njerëzve më të suksesshëm të momentit:

1.Mos u dorëzoni

Elon Musk është shndërruar në frymëzim për të gjithë, jo vetëm për të gjitha arritjet e tij, por mbi të gjitha për guximin që pati dhe që kurrë nuk e la veten të dorëzohej, edhe kur gjërat nuk po shkonin mirë. Viti 2008 ishte një periudhë aspak e mirë për financat e z. Musk, për shkak se SpaceX po shkonte drejt dështimit dhe po haste probleme për të hedhur në treg Falcon1. Megjithatë ai nuk u dorëzua ashtu siç mundtë kishte bërë pjesa më e madhe e njerëzve por investoi çdo qindarkë të pasurisë së mbledhur ndër vite, duke mbajtur larg dështimit Tesla-n dhe duke krijuar edhe sipërmarrjen e re Solar City.

2.Përkushtojuni punës

Përkushtimi ndaj punës shoqërohet sigurisht edhe me përfitimet e veta. Të pasurit e një objektivi të caktuar për t’u arritur është ndoshta një prej gjëra më të rëndësishme në rrugën drejt suksesit, shprehet prof. dr. Susane Weinschenk, dhe themeluese e Institutit Weinschenk.

3.Motivoni të tjerët

Ndihma që ju mund t’i jepni dikujt tjetër që të realizojë objektivat e tij dhe të jetë sa më i motivuar, është gjithashtu edhe një prej mënyrave më të mira për të arritur drejt suksesit dhe për të qenë edhe ju vetë të motivuar. Sheryl Sandberg është shndërruar në ikonën e kulturës dhe burim frymëzimi për një pjesë të madhe të punonjësve të saj në Facebook, por edhe për ndjekësit dhe vlerësuesit e saj nëpërmjet botimeve të librave vetëndihmues që ajo hedh në treg.

4.Shikojini pengesat si mundësi

Motivimi është i lidhur ngushtë me perceptimin që ju keni për jetën, me mënyrën sesi ju i zgjidhni problemet. Shumica e sipërmarrësve të suksesshëm janë ata persona të cilët i referohen pengesave të shumta si mundësi për t’u zhvilluar më shumë dhe për të ecur përpara. Ky është edhe një prej sloganeve në kompaninë e mirënjohur të shitjeve online, Alibaba. Sipas themeluesit të saj Jack Ma, pengesat do të jenë të pranishme në rrugën e gjithsecilit që do të ecë përpara, por ndryshimi më të tjerët qëndron pikërisht në faktin sesi ne i perceptojmë ato, qasja ndaj tyre dhe nëse mundemi që t’i shndërrojmë në mundësi do të ishte idealja.

5.Merrni pjesë në aktivitete që ju frymëzojnë

Nëse doni që të jeni të motivuar në punën që bëni, jo vetëm që duhet ta doni atë por mbi të gjitha duhet që ta mbushni edhe kohën që ju mbetet me aktivitete të cilat ju frymëzojnë. Edhe CEO i Microsoft, Bill Gates, merrej me aktivitete të cilat e frymëzonin. Ai iu përkushtua pothuajse të gjithë jetës së tij fondacionit “Bill & Melinda Foundation”, si dhe leximit të librave, duke lexuar afërsisht 50 libra në vit.

6.Merruni me ato gjëra që janë vërtet të rëndësishme për ju

Çdo objektiv që ju i vendosni vetes arrihet më lehtë nëse ju do ta lidhni atë me diçka të rëndësishme për ju. Mark Zuckerberg nuk e filloi biznesin teknologjik për të fituar para. Ai e nisi atë për të zhvilluar më tej pasionin e tij në këtë fushë. Udhëtimi i tij i gjatë për të mundësuar lidhjet ndërmjet njerëzve nisi që kur ai ishte 12 vjeç. Më pas, kur ishte në shkollë të mesme ai mund të kishte fituar një shumë të madhe parash nëse do t’i kishte shitur Microsoft dhe AOL programin muzikor që krijoi në atë kohë.

Share Button