53 vjeçari bën për spital dy kalimtarët në Elbasan

Blutë e Elbasanit kanë vënë në pranga një shtetas, pasi me mjetin e tij ka përplasur dy persona, të cilët tashmë ndodhen të shtruar në spital. Mbrëmjen e djeshme ka përfunduar në pranga Themistokli Bebi, 53 vjeç.

Sipas policisë, ai ishte duke drejtuar një “Benz” me targa AA 171 AU në afërsi të bashkisë Elbasan, por në gjëndje të dehur ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit.

Si pasojë është përplasur me mjetin tip “Benz” me targa AA 031 JB, i cili ka qenë i parkuar dhe më pas ka aksidentuar këmbësorët R.S, 60 vjeç dhe A.M, 59 vjeç, të dy banues në Elbasan.

Të dy te plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Share Button