5 objektet më të papastra në ambientin ku gatuhet

Hulumtimet e reja nga Universiteti Drexel në Amerikë tregojnë se nëse Departamenti i Shëndetësisë dhe Higjienës do të inspektonte në shtëpinë tuaj, e sigurtë që kuzhina do të mbyllej! Ndonëse mendoni se ky është vendi më i pastër në shtëpinë tuaj, duhet të pastroni këto “skuta, vatra të fshehta” të baktereve për të qenë të qetë, shkruan Living.

Këtu janë pesë zonat ku ekspertët ngritën flamujt e kuq

1. Frigoriferi – Gabimi më i madh i vërejtur në studimin ishte se në 97% e shtëpive mishi i papërpunuar ruhej në mënyrën e gabuar.Ai duhet të jetë gjithmonë në raftin më të ulët në frigorifer, nën ushqimet e gatshme për t’u ngrënë dhe frutave apo perimeve të papërpunuara. Temperatura më e lartë e frigoriferit duhet të jetë 5 gradë e jo më shumë. Në frigoriferët ku temperatura e kalon këtë vlerë mund të zhvillohen baktere si listeria, shumë e dëmshme për gratë shtatzëna apo njerëzit me sistem të dobët imuntar.

2. Sfungjerët dhe copat e banakut – Leckat apo sfungjerët janë 100% vatër bakteresh nëse nuk ruhen në mënyrën e duhur. Pas larjes apo tharjes së banakut vetë lecka apo sfungjeri duhet të lahet me ilaç enësh dhe të thahen në ambient të hapur. Këto të fundit duhet t’i ndani dhe mos t’i përdorni për të gjithë kuzhinën.

3. Rreth lavamanit dhe në vaskat e lavamanit – Në këtë zonë duhet të përdorni produkte dezinfektuese pasi në lavaman lahen të gjitha ushqimet, pjatat dhe copat e kuzhinës.

4. Dërrasa ku pritet mishi – Mos bëni gabim të përdorni një dërrasë si për perimet dhe mishin.

5. Nëse keni kafshë dhe e ushqeni në ambientin e kuzhinës duhet të pastroni mirë këtë kënd në mënyrë që të mos mblidhen milingona e miza.

Share Button