5 mënyra për t’u mbijetuar kritikave të familjes

Ju keni të drejtën të merrni dashuri pa kushte dhe gjithashtu keni të drejtën ta kërkoni atë. Sa herë që qëndroni me anëtarët e familjes suaj, nuk është e mundur të shmangni kritikat dhe grindjet mes jush. Për disa persona kritikat zgjasin më shumë dhe bëhen më të padurueshme. Pasojat afatgjata të grindjeve familjare prekin thellë karakterin e personave.

Këto janë pesë strategjitë për t’i mbijetuar kriticizmit nga familja në çdo kohë të vitit:

1. Filloni ta shihni kriticizmin si përkujdesje të patakt

Shumë njerëz rriten me nocionin se nëse interesoheni për dikë, atëherë shqetësoheni për të. Por ndërsa shqetësimi rreth dikujt është për mirëqenien e tjetrit, ndryshe është me gjetjen e fajit në veprimet e anëtarit të familjes suaj.
Kur një anëtar shpreh mosmiratimin e veprimeve tuaja ose ju kritikon drejtpërsëdrejti, ai mund të jetë duke e bërë këtë, sepse interesohet shumë për atë që ju ndodh juve. Anëtarët e familjes shpesh shqetësohen për njëri-tjetrin sepse duhen. Kujtojani vetes se kritikat që juve ju shqetësojnë mund të jenë përkujdes i patakt.

2. Flisni! Tregojani të tjerëve se fjalët e tyre ju peshojnë

Kujtojani vetes se interesi dhe kritikat për anëtarët e familjes shpesh janë të lidhura, por asnjë prej tyre nuk e ndryshon faktin se ju gjendeni përballë fjalëve të rënda nga dikush që e doni. Për t’i ndaluar këto fjalë që ju peshojnë shumë, duhet t’i edukoni të afërmit për një mënyrë më të mirë për të shprehur se ju duan.
Bisedoni me atë që ju kritikon dhe tregojini se si ndiheni nga mënyra se si ju trajton dhe fjalët që ju thotë. Gjithashtu tregojini për ndjenjat tuaja dhe për shkaqet që ju shtyjnë drejt tyre. Njerëzit shpesh kanë nevojë për informacione në jetën tuaj në mënyrë që të kuptojnë se çfarë po ndodh.

3. Inkurajoni prioritetet

Le të themi se babai juaj ju ngacmon vazhdimisht juve dhe partneri/en për të pasur një fëmijë dhe për t’u kthyer në qytetin e lindjes. Ju duhet të bisedoni me të dhe t’i tregoni prioritetet tuaja në jetë. Ngacmimet nga ata që ju duan nuk do të reshtin kurrë nëse nuk i shpjegoni gjendjen ku jeni dhe se cilat janë planet për të ardhmen.
Duke bërë të qarta prioritetet fitoni jo vetëm rehatinë nga fjalët që deri më parë ju bezdisnin, por gjithashtu edhe mbështetje për veprimet që duhet të ndërmerrni në të ardhmen.

4. Kujtojini se ju meritoni dashuri pa kushte

Familja ju do të mirën dhe ndonjëherë ndjenja e tyre mund të jetë shumë e dhimbshme për ju. Edhe kur e kuptoni se kritikat e ashpra nga familja ju vijnë prej dashurisë, e ndieni se dashuria nuk ka përse të jetë e tillë. Kjo për shkak se kritikat bien ndesh me veprimet dhe rrethanat e dikujt dhe juve ju duket e drejtë rruga që po merrni.
Në këtë pikë ndieni se tjetri po ju sulmon karakterin dhe jo zgjedhjet tuaja. Nëse një person në familjen tuaj këmbëngul që ju të bëni veprime të tjera, duhet t’i kujtoni atij njeriu se dashuria për ju duhet të jetë e pakushtëzuar dhe se është mbështetja ajo që ka rëndësi.
Ju tashmë jeni të rritur dhe keni të drejtën tuaj të bëni zgjedhjet në jetë, karrierë dhe në dashuri. Tregojani këtë familjes suaj duke ia bërë të qartë me ëmbëlsi dhe takt.

5. Kuptoni se negativiteti është pa qëllim

Jepini familjes suaj të drejtën e dyshimit, pra hamendësoni se kritikat e tyre negative nuk vijnë drejtpërsëdrejti te ju si njeri, por janë një negativitet që nuk ka asnjë qëllim. Supozoni se ata janë njerëz të mirë me qëllime të mira, por që nuk kanë zakone të mira të komunikimit me të cilat ju haseni sot.
Duhet ta merrni të keqen dhe ta vini atë në një kontekst të mirë. E besueshme ose jo, familja juaj ju do më shumë se kushdo tjetër dhe kërkon më të mirën për ju. Ata mendojnë se po ju mbrojnë, nga të tjerët ose nga vetja. Në këtë rast arsyetoni shkaqet e tyre dhe merrni parasysh këshillat e mundshme.
Nëse shihni se fjalët e tyre nuk po ju ndihmojnë, bëjani të qartë me qetësi dhe vazhdoni sipas synimeve tuaja rrugën që po ndiqni.

 

Share Button