5 këshilla për të përmirësuar komunikimin me fëmijët

Komunikimi që prindërit kanë me fëmijët e tyre është shumë i rëndësishëm pasi i ndihmon ata në formimin e tyre. Pikërisht për prindërit po sjellim 5 këshilla për të përmirësuar komunikimin me fëmijët

1) Vendosni pritshmëri të qarta
Ndërtimi i një marrëdhënieje të fortë kërkon që të dyja palët, prindi dhe fëmija, të jenë të vetëdijshëm për pritshmëritë dhe pasojat.
• Cilat janë sjelljet e pranueshme dhe cilat janë të papranueshme?
• Cilat janë prioritetet tuaja kur bëhet fjalë për sjelljen?
• A është në dijeni fëmija juaj për prioritetet tuaja?

2) Jini demokratë
Të qënurit demokrat ka të bëjë me shpjegimin e arsyeve dhe pritshmërive si dhe me dëgjimin e fëmijëve tuaj, pavarësisht se mund të mos jeni dakord. Të qënurit demokrat përfshin negociimin dhe studimet tregojnë se familjet që e përdorin  atë si teknikë të menaxhimit të konflikteve, kanë marrëdhënje më të afërta prind-fëmijë.

3) Kërkoni për origjinën e sjelljes së padëshirueshme
Fëmijët nuk dinë gjithmonë si t’i shprehin emocionet e tyre dhe ndonjëherë ato përkthehen në sjellje të padëshirueshme. Studimet tregojnë se inkurajimi i fëmijëve për të kuptuar dhe për të shprehur me anë të fjalës ndjesitë e tyre, ndikon ndjeshëm në uljen e sjelljeve të papërshtatshme.

4) Nxitni vendimmarrjen
Nxitja e pavarësisë së mendimit është elementi thelbësor i prindërimit. Disa studime tregojnë se transferimi gradual i vendimmarrjes tek fëmija është më i mirë se pavarësia e parakohshme apo varësia e tejzgjatur. Fëmijët që marrin pjesë në proçesin e vendimmarrjes janë më të prirur të jenë të qëndrueshëm ndaj vendimeve që merren.

5) Përdorni përforcimin pozitiv
Ka fakte që kur një sjellje e caktuar përforcohet pozitivisht (jepet përgëzim, vëmendje, dhuratë, privilegj etj), ajo sjellje ka më shumë gjasa të përsëritet. Mundohuni të fokusoheni në gjërat pozitive që bën fëmija dhe përgëzojeni aty për aty. Mos e korruptoni fëmijën. Korruptimi i fëmijës do të thotë t’ia japësh shpërblimin para se të kryejë sjelljen e duhur. Psh “Do të blejë mami një çokollatë dhe mos qaj pastaj në kopsht, mirë?” Ndërkohë përforcimi pozitiv do të ishte “Të lumtë që ke ndenjur shumë mirë në kopësht sot. Hajde shkojmë të blemë një çokollatë”.

Share Button