5 këshilla për të mbrojtur lëkurën në dimër

Çdo vit kur vjen dimri, ne fillojmë të përdorim kremra zbutës me shumicë, por para se të shpenzosh për produkte të shtrenjta, zbulo disa sekrete kujdesi për lëkurën, deri sa të vijë koha e kostumit të banjës.

Mos u laj me ujë shumë të nxehtë në dush. Sigurisht ti nuk dëshiron të dridhesh nga të ftohtët, por sipas një faqeje të njohur mjekësore, uji i nxehtë shkatërron yndyrnat mbrojtëse të lëkurës. Mbaje temperaturën në të djathtë të ujit të vakët, që të ruash sa më shumë lagështi të mundesh në lëkurë.

Mos përdor më shumë kremra sesa duhet. Mos mendo që kremi ifytyrës bëhet me magji më efektiv sa më shumë të përdorësh. Estetistja e personave të famshëm Dangene thotë që kremi në sasi të madhe mund të shkaktojë puçra të panevojshme. Nëse do jetë një ditë shumë e thatë, mund ta shtosh pak sasinë, por mos vendos shumë krem, thjesht për hir të sasisë.

Përdor bimë. Ka disa bimë me lëngje qetësuese për lëkurën e acaruar, që veprojnë kundër ndikimit të të ftohtit dhe erës dhe ato mund t’i aplikosh drejtpërdrejt mbifytyrën e tharë.

Përdor balsam buzësh edhe kur mendon që nuk të duhet. Mos prit që buzët të thahen dhe plasariten që të përdorësh balsamët xhelatinozë. Parandalo çarjen duke i mbrojtur buzët me vazelinën e modës së vjetër.

Mbaroje të gjithë salmonin në pjatë. Barrierat yndyrore janë shumë të rëndësishme për të mbajtur lagështinë ekzistuese brenda trupit. Ha në sasi të konsiderushme peshk të ujërave të ftohta, siç është salmoni.

 

Share Button