5 gjërat që nuk duhet të bëni pas një vakti të rëndë

Shpesh, pas një vakt të mirë, të gjithë ndihen pak të përgjumur. Në fundjavë, një pjesë e mirë e njerëzve flenë për pak kohë pas drekës. Një pjesë tjetër, menjëherë pas ushqimit, duan të ndezin një cigare, të tjerë duan një filxhan çaj apo një kafe, sepse mendojnë se kështu u tretet më mirë ushqimi.

Por shumica nuk e di që këto zakone më shumë bëjnë dëm sesa janë të dobishme pas një vakti të rëndë. Ndaj, ja çfarë nuk duhet të bësh menjëherë pas një vakti:

Mos fli- Nëse je mësuar të flesh pak pas drekës, sidomos në fundjavë, në fakt zgjimi do të jetë edhe më i lodhshëm. Sepse, pas gjumit, në vend që ta ndiesh veten më të lehtë, e ndien më të rëndë. Gjumi nuk ndihmon për tretjen e ushqimit, ndaj menjëherë pasi ke ngrënë nuk këshillohet të flesh.

Mos pi cigare- E dije se thuhet që një cigare menjëherë pas ushqimit është njëlloj si të pish 10 cigare? Pa marrë parasysh nëse kjo është apo jo e vërtetë, pirja e duhanit është mjaft e dëmshme për trupin dhe nuk këshillohet të pihet sidomos pas ushqimit.

Mos bëj dush- Dushi pas një vakti vonon tretjen e ushqimit. Gjaku në zonën e stomakut, gjatë dushit rrjedh në pjesë të tjera të trupit, në vend që të ndihmojë tretjen, kështu që të paktën 1 orë pasi ke ngrënë, mos bëj dush.

Mos ha fruta- Ushqimet e ndryshme treten me shpejtësi të ndryshme. Konsumimi ifrutave, siç dihet, ndihmon tretjen e ushqimit, por frutat duhet të hahen një deri në dy orë para se të hash vaktin, sepse kështu ato e kanë më të lehtë të tresin ushqimin. Frutat nuk e ndihmojnë tretjen siç duhet nëse ato i konsumon menjëherë pas ushqimit.

Mos pi çaj- Të gjitha gjethet e çajit kanë një përmbajtje acidi, i cili ndihmon në procesin e tretjes, por varet edhe nga ushqimet që konsumon. Nëse ke marrë proteina gjatë ushqimit, acidi i çajit do të forcojë edhe më shumë përmbajtjen e proteinave duke i bërë ato kështu më të vështira për t’u tretur. Të pish çaj menjëherë pas ushqimit do të thotë t’i shtosh organizmit më shumë hekur, kështu që e mira është ta shmangësh çajin një orë para dhe pas ngrënies.

 

Share Button