5 gjëra që duhet të bëni para orës 10 të mëngjesit

Për një ditë me optimizëm dhe energji ja cilat janë 5 gjërat që duhet t’i bëni çdo ditë para orës 10 në mëngjes.

1. Caktoni qëllimin tuaj të përditshëm.- Në qetësinë e ditës, para se të filloni të veproni, planifikojeni ditën duke u fokusuar në tre qëllime që dëshironi t’i përmbushni.

Bëni këto qëllime prioritete të ditës. Kur e planifikoni ditën me qëllime, keni më shumë gjasë që të ndjeheni më produktiv në fund të saj.

2. Dëgjoni muzikë.- Të filloni ditët duke dëgjuar muzikë jo vetëm që do të ju bëjë të zgjoheni më lehtë, por gjithashtu do të ju mbushë me energji pozitive përgjatë tërë ditës në vazhdim. Një studim i vitit 2013 gjeti se muzika të bën të ndjehesh mirë.

3. Hidratohuni. – Trupi juaj zgjohet i dehidratuar, kështu që është e rëndësishme që të pini ujë që në mëngjes sapo të zgjoheni. Ju duhet të pini një gotë ujë menjëherë pas gjumit dhe të vazhdoni të pini disa gota të tjera edhe gjatë ditës. Kjo do të ju ndihmojë t’i largoni toksinat nga trupi, duke ju bërë më pak të uritur.

4. Bëni një zgjatje.- Është mirë që ta filloni ditën duke bërë disa ushtrime të zgjatjes, pasi kjo do të ju ndihmojë që të zgjoheni plotësisht.

Revista amerikane “Sports Medicine” sugjeron të shtoni një sekuencë të ushtrimeve të lehta gjatë mëngjesit.

5. Buzëqeshni .- Filloni ditën duke buzëqeshur që në pasqyrën e banjos. Buzëqeshja do të ketë një efekt pozitiv në qëndrimin tuaj të përgjithshëm dhe mirëqenien.

Buzëqeshja ju bën më të arritshëm dhe ju shfaqë më të besueshëm.

Share Button