Si e gjykojnë të tjerët personalitetin tuaj? Këto veprime do t’ju nxjerrin zbuluar

Truri i njeriut është i lidhur ngushtë me gjykimin. Ky mekanizëm mbijetese e bën shumë të vështirë takimin me dikë pa vlerësuar dhe interpretuar sjelljen e tyre.
Ndërsa ne synojmë të mendojmë se gjykimet tona janë të bazuara në përmbajtjen e bisedave dhe sjelljeve të tjera të dukshme, në fakt hulumtimi nuk thotë kështu.
Shumica e gjykimeve tona janë të përqendruara në gjëra të vogla, më delikate, të tilla si shtrëngimi i dorës apo gjuha e trupit.

Ne shpesh krijojmë opinione të plota për njerëz që bazohen vetëm në këto sjellje.
Ne jemi kaq të mirë në gjykimin e personalitetit të njerëzve të tjerë bazuar në gjëra të vogla sa një studim i Universitetit të Kansas tregon se sjelljet tona të pandërgjegjshme kanë një gjuhë të tyren dhe këto sjellje kanë të ngjarë të bëhen pjesë integrale e asaj se kush jeni dhe nëse nuk shpenzoni shumë kohë duke menduar për to.

1. Si i trajtoni kamarierët dhe recepsionistët
Mënyra se si ju e trajtoni stafin mbështetës është bërë pjesë përbërëse e intervistave tashmë. Duke vlerësuar se si jubashkëveproni me stafin mbështetës shumica e rekrutuesve vendos nëse do t’ju mbajë në punë apo jo. Gjithashtu drekat e biznesit janë një vend ku del në dritë mënyra juaj e sjelljes me kamarierin apo recepsionistin, kështu që kini kujdes të silleni ashtu siç duhet.

2. Sa shpesh e kontrolloni telefonin tuaj
Nuk ka asgjë më zhgënjyese se sa dikush që nxjerr nga çanta pa pushim telefonin. Këto sjellje tregojnë mungesë respekti, mungesë vëmendjeje dhe sjellje jo të hijshme. Një studim i Universitetit Elon konfirmon se nxjerrja e telefonit tuaj pa pushim gjatë një bisede ul cilësinë dhe sasinë e ndërveprimeve ballë për ballë.

3. Gjestet përsëritëse, nervozizëm
Prekja e thonjve apo fytyrës suaj zakonisht tregon se jeni nervoz, i mbingarkuar dhe jo në kontroll të vetes suaj. Hulumtimet nga Universiteti i Miçiganit sugjerojnë se këto zakone nervore janë tregues i një personaliteti të përsosur dhe se perfeksionistët kanë më shumë gjasa të bëjnë këto sjellje kur janë të mërzitur apo të frustruar.

4. Sa kohë ju duhet që të bëni një pyetje
Ju ka ndodhur të bisedoni me dikë i cili gjatë të gjithë bisedës flet vetëm për veten e tij? Sasia e kohës që dikush kalon duke folur vetëm për veten dhe duke mos u interesuar për ju është një tregues i fortë personaliteti. Njerëzit të cilët flasin vetëm për veten e tyre kanë tendencën të jenë të zhurmshëm.

5. Mënyra se si jepni dorën
Një studim i Universitetit të Alabamës tregon se edhe pse nuk është e sigurt të nxirrni supozime në bazë të shtrëngimit mund të identifikoni me saktësi tiparet e personalitetit. Në mënyrë të veçantë studimi tregoi se një shtrëngim duarsh i fortë tregon se ju nuk jeni i trembur dhe jeni tip ekstrovert.

6. Kontakti me sy
Çelësi për kontaktin sy më sy është ekuilibri. Ndërsa është e rëndësishme të mbani kontaktin sy më sy kjo ju cilëson ju si agresiv dhe të mërzitur. Ndërkohë kur mbani kontaktin sy më sy për pak kohë do të dukeni të pa interesuar, të turpshëm ose të zënë ngushtë. Studimet tregojnë se mbajtja e kontaktit me sy për afërsisht 60% të një bisede godet ekuilibrin e duhur dhe ju bën të vijnë të gjithë si të interesuar, miqësor dhe të besueshëm.

Share Button