48 viktima nga sulmet në Kenia

48 persona kanë gjetur vdekjen gjatë sulmeve në një hotel dhe në stacionin e policisë, në qytetitn bregdetar të Kenias. Sulmi dyshohet të jetë kryer nga militantët, thonë burimet zyrtare. Dëshmitarët në vendngjarje thonë se përleshja me armë ka vijuar për disa orë, si dhe kanë raportuar se ndërtesat kanë qënë nën praninë e flakëve. Kenia ka vuajtur nga një numër i vazhdueshëm të sulmeve militante, që nga viti 2011, kur forcat e saj hynë në Somalinë fqinje , për ta shpëtuar nga sulmet e forcave e al-Shabab. Sipas Yusuf Dayo nga Nairobi, sulmi filloi kur vendasit ishin duke shikuar një ndeshje futbolli të Kupës së Botës në televizion.Dëshmitarët e ndodhur në vendngjarje gjatë sulmit, u shprehën se sulmuesit kishin rrëmbyer një fugon, dhe e kishin përdorur për të sulmuar vende të ndryshme të qytetit. Gjithashtu dëshmitarët thanë se militantët ishin me fytyra të mbuluara, ku hodhën eksploziv në rajonin e poicisë, para së te vidhnin armët. Hamaton Mwaliko, shefi i policisë lokale ka njoftuar, se janë sulmuar disa hotele, pas bastisjes së rajonit të policisë.

Share Button