400 njerëz rrezikojnë të vdesin nga uria në Madaja të Sirisë

Rreth 400 persona në qytetin e rrethuar të Madajës, në Siri, duhet të evakuohen urgjentisht për trajtim mjekësor. Apeli është bërë nga shefi i agjencisë së OKB-së për ndihmat humanitare, Stephen O’Brien.

“Ne duhet të përpiqemi t’i evakuojmë ata dhe t’u përmbahemi marrëveshjeve deri në fund, sa më parë të jetë e mundur, për t’u ofruar atyre trajtim mjekësor. Ndryshe, ata rrezikojnë të humbin jetën, qoftë për shkak të kequshqyerjes apo komplikimeve të tjera shëndetësore”, deklaroi O’Brien.

Pak banorëve të qytetit u është dhënë leje të largohen dhe ata nuk kanë vonuar të marrin plaçkat e të bëhen gati për evakuim.

Ndërkaq ditën e hënë, rreth 44 kamionë të OKB-së, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe organizatave të tjera humanitare mbërritën në Madaja.

 

Share Button