4 shenjat e kancerit të fshikëzës që asnjë femër nuk duhet të injorojë

Besohet se kanceri ifshikëzes së urinës është një sëmundje që prek mësë shumti meshkujt pas moshës 65 vjeç, por statistikat e fundit tregojnë se më shumë se 18 mijë gra në Ameikë diagnostikohen çdo vit me kancer të fshikëzës së urinës.

Për shkak të neglizhimit të shenjave, kjo sëmundje kapet gjithnjë në fazat e rënda tek femrat, ndaj Living do të sjellë për ju më poshtë 5 simptomat paralajmëruese që asnjë grua nuk duhet të anashkalojë.

GJAK NË URINË

Kjo është simptoma e parë më e zakonshme e kancerit të fshikëzës. Shumë gra e injorojnë këtë simptomë, sepse e lidhin atë me menstruacionet ose menopauzën.

SIMPTOMA TË NGJASHME ME INFEKSIONET URINARE

Shenjat e kancerit të fshikëzës shpesh mund të ngatërrohen me një infeksion të traktit urinar, sepse shumë nga simptomat mbivendosen. Pacientët ndjejnë nevojën për të shkuar shumë shpesh në tualet, ndjejnë djegie gjatë urinimit ose nuk mund ta mbajnë këtë të fundit. Në vend që të vetëdiagnostikoheni duhet të kontrolloheni tek mjeku.

DHIMBJE E PASHPJEGUESHME

Dhimbja shpesh lidhet me kancerin në një fazë të avancuar. Dhimbja mund të jetë në zonën e ijes, barkut ose legenit. Pacientët gjithashtu mund të zhvillojnë dhimbje kockash nëse kanceri është përhapur në kockat e tyre.

MUNGESË OREKSI

Humbja e oreksit është një simptomë e zakonshme e kancerit dhe kanceri i fshikëzës nuk është përjashtim. Mund të humbi peshë në mënyrë të pashpjegueshme, të ndiheni të lodhur dhe të dobët.

Share Button