4% e fëmijëve nën peshë, 13% mbi peshë sipas studimit

Fëmijet e moshës 7-8 vjeç në qarkun e Tiranës janë të kequshqyer. Një studim i Autoritetit Shëndetësor Rajonal kryer në 15 shkolla të Tiranës evidenton se 4% e fëmijëve në klasën e dytë janë nën peshë, 13 % e tyre mbi peshë. Situata më problematike rezukton në Kamëz ku fëmijët kanë deklaruar në pyetësor se gjatë ditës konsumojnë 1 vakt ushqimi.

Një studim i Auroritet Shëndetësor Rajonal në Tiranë, ku janë pyetur 800 nxënës dhe 15 shkolla, evidenton problematika që lidhen me kequshqyerjen, shikimin dhe qëndrimin e tyre përpara televizionit pa praninë e prindërve. Nxënësit e klasave të dytë i janë përgjigjur një pyetësor që lidhet më keto çështje, dhe gjetjes janë shqetësuese përsa i takon ushqyerjes dhe shikimit.

Sipas raporti, 4% e fëmijëve janë nënpeshë, 13% e tyre mbipeshe, 9% janë obez dhe 74% e fëmijëve me peshë normale. 10% e fëmijëve i janë përgjigjur pyetësorit se konsumojnë 1 vakt në ditë, 11% e tyre konsumojnë 2 vakte, dhe 38% katër vakte në ditë, që evidenton në këtë mënyrë problematikat e kequshyerjes.

Shifrat më të larta janë në Kamëz ku dhe zhvillimi fizik i 8 vjeçarëve është i mangët sepse fëmijët hanë vetëm njëherë në ditë.

Pyetur se kur e kanë takuar për herë të fundit mjekun okulist, 80% e fëmijëve janë përgjigjur përapra 1 viti, ndërsa 20% e tyre kanë deklaruar se asnjëherë. Gjetjet në kampionin e marrë në studim tregojnë se fëmijët kanë probleme me shikimin, 3% me syrin e djathte dhe 4% me syrin e majtë.

Për këtë arsye, ekspertët rekomandojnë që prinderit të dërgojnë fëmijet e tyre tek okulisti çdo 6 muaj deri në moshën 10 vjeç.

Edhe përse i përkasin moshës 7-8 vjeç, bie në sy që fëmijët kalojnë 1 orë ose më shumë se një orë përpara televizorit, madje jashtë vëmenjes së prindërve.

Share Button