4 deputetë të Agimit të Artë mbeten pa imunitet

Parlamenti grek i hoqi imunitetin parlamentar katër deputetëve të rinj të partisë neo-naziste Agimi i Artë, në kuadër të hetimit penal masiv që është ndërmarrë tashmë kundër kësaj partie për dhunën shpesh të injoruar në të kaluarën. Deputetët votuan për heqjen e imunitetit të këtyre deputetëve me 213 vota pro dhe 16 kundër duke i lejuar tashmë drejtësisë të ndjekë penalisht Polyvios Zissimopoulos, Artemis Mattheopoulos, Antonis Gregos dhe Constantinos Barbaroussis.
Barbaroussis është përballur me heqjen e imunitetit në vitin 2012 për bastisje të dyqaneve të tregtarëve ambulantë të imigruar në Messolonghi, në pjesën qendrore të vendit. Tashmë, pothuajse gjysma prej 18 deputetëve të zgjedhur të partisë Agimi i Artë në vitin 2012 po ndiqen penalisht për pjesëmarrje në një shoqëri kriminale, gjashtë prej të cilëve ndodhen në burg.

 

Share Button