370 të vdekur nga përmbytjet në Kolumbi

Presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos, tha se në përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës që kanë goditur vendin, jetën e kanë humbur 370 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Santos ka folur për mediat pas takimit të Komitetit Kombëtar për kriza të mbajtur në qytetin Cali.

Ai theksoi se në kohën e shirave të para, vendi u ballafaqua me gjendje të jashtëzakonshme siç janë përmbytjet, dalja e lumenjve nga shtrati dhe rrëshqitje të tokës në 192 qytete. Përveç 370 të vdekurve, ende janë duke vazhduar kërkimet për 76 persona të tjerë.

Përveç kësaj, ai paralajmëroi se reshjet më të rënda mund të vijnë javën e ardhshme dhe u kërkoi zyrtarëve të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masat e nevojshme.

Unioni Kombëtar për menaxhimin e krizave (UNGRD) ka deklaruar se nga përmbytjet në qytetin Mocoa jetën e kanë humbur 331 persona dhe kërkimet vazhdojnë për 71 njerëz.

Të reshurat e dendura që filluan në qytetin Mocoa në mbrëmjen e 31 marsit, shkaktuan daljen nga shtrati të lumenjve Mulato, Sangoyaco dhe Mocoa, si dhe rrëshqitjet e tokës të cilat shkatërruan plotësisht disa vendbanime.

Share Button