36 të vdekur, nga rrëzimi i autobusit në Kinë

Si pasojë e një aksidenti rrugor në qytetin Ankang të rajonit Sha‘anshi në Kinë, 36 persona kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë Xinhua, një autobus udhëtarësh që tranportonte 49 persona është përplasur në murin i cili ndodhet në hyrje të tunelit Çinling, në pjesën Shian-Hancong të autostradës Pekin-Kunming.

Si pasojë e aksidentimit të autobusit me destinacion nga qyteti Luoyang të rajonit Hinan drejt qytetit Çıngdu në rajonin Siçuan kanë humbur jetën 36 persona dhe janë plagosur 13 të tjerë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se personat e plagosur janë dërguar në spitale.

Ndërsa Ministria e Sigurisë Publike të Kinës ka njoftuar nisjen e hetimeve në lidhje me ngjarjen.

Share Button