Jep dorëheqjen Tahiri, ja kush do të jetë Ministri i ri i Brendshëm

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mësohet se ka dhënë dorëheqjen, ku bëhet me dije se kreu i qeverisë Edi Rama e ka pranuar vendimin e tij.
Për të zyrtarizuar dorëheqjen e Tahirit, mësohet se dot të ketë një konferencë për shtyp nga ana e tij.

Burime nga qeveria thanë për ‘Gazeta Express’ se është gjetur edhe zëvendësuesi i tij, ku mësohet se do të jetë zv/kryeministri Niko Peleshi.

Tahiri ka qenë ministri më i atakuar nga ana e opozitës për 4 vitet e qeverisë së PS-së, ndërsa ai është cilësuar nga opinioni publik si një nga ministrat më të suksesshëm të kabinetit Rama.

Mësohet se dorëheqja e tij vjen për t’i hapur rrugë një kompromis me opozitën, e cila ka prej tre javësh që proteston para kryeministrisë. /Gazeta Express/

Share Button