300 dronë ndriçojnë Jeddan për të mirëpritur Ramazanin (Video)

Autoriteti i Përgjithshëm për Argëtim (GEA) përshëndeti muajin e shenjtë të Ramazanit të shtunën vonë duke përdorur 300 dronë duke dhuruar një shfaqje me drita mbi qiellin e Jeddah.

Dronët u ngritën në qiell me një përshëndetje per muajin e Ramazanit, të shkruar në arabisht.

“Kjo shfaqje zgjati më shumë se katër minuta në ditën e parë të Ramazanit, si një mjet për të uruar banorët e qytetit, në një nga mënyrat më inovative dhe atraktive”, tha një zëdhënës i GEA-s.

Një familje egjiptiane vuri në dukje se si dronët po rritnin shpejtësinë në mënyrën se si formuan përshëndetjet dhe ishin të lumtur me gjestin.

“Unë kurrë nuk kam parë ndonjë gjë të tillë, ishte një gjest i thjeshtë por shumë miqësor dhe si banor i Jeddah prej pesë vjetësh, kjo është hera e parë që kam parë një shfaqje të tillë”, tha Mansour Ahmed.

Autoriteti i Përgjithshëm për Argëtim njoftoi se do të ketë aktivitete të tjera në muajin e Ramazanit në qytete të ndryshme të Arabisë Saudite.

Share Button